Mashtroi fermerin e i mori 41 mijë euro, pranga 34-vjeçarit në Elbasan


Një 34-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi akuzohet se përmes mashtrimit i ka zhvatur një fermeri 40 mijë e 500 euro.

Në pranga ka rënë Neritan Dobra, pas denoncimit të një 43-vjeçari i ciliu e akuzon se Dobra i ka marrë shumën e lartpërmendur për të ndërmjetësuar blerjen e bagëtive nga disa persona të tjerë.

Njoftim

“Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacionit mes strukturave policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndërmjetësi”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin Neritan Dobra, 34 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se i ka marrë një 43-vjeçari, pronar i një ferme bagëtish, rreth 40 500 euro, për të ndërmjetësuar për blerjen e bagëtive nga disa shtetas të tjerë, me këtë vlerë, për llogari të 43-vjeçarit. 34-vjeçari nuk ka ndërmjetësuar sipas marrëveshjes, por pasi ka marrë shumën e eurove është larguar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.