Mitsotakis: Përulemi para një personaliteti si Kryepeshkopi Anastas, mungesa e tij e pazëvendësueshme


Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në fjalën e tij gjatë homazheve në nder të Kryepeshkopit Anastas tha se mungesa e tij do të jetë e pazëvendësueshme. 

Në fjalën e tij, Mitsotakis vlerësoi guximin dhe shpresën si dy busullat që udhëhoqën Kryepeshkopin Anastas gjatë gjithë jetës së tij, si misionar dhe mbështetës i heshtur i studentëve të Greqisë gjatë diktaturës, si dhe si një nismëtar i palodhur i ortodoksisë në Shqipëri.

Kryeministri theksoi se Anastas ishte një figurë e pazëvendësueshme, një themelues madhor i ortodoksisë në Shqipëri dhe një personalitet për të cilin të gjithë duhet të përulen me nderim.

“Guximi dhe shpresa janë 2 busulla që udhëheqin Anastasin në udhëtimin e mrekullueshëm për njeriun, herë si misionar e herë si mbështetës i heshtur i studentëve të Greqisë gjatë diktaturës dhe si sigurisht një nismëtar i palodhur i ortodoksisë në Shqipëri.

Ka qenë themelues madhor dhe pioner i ortodoksisë në shqipëri, para një personaliteti ne përulemi. Ishte një intelektual i besimit por edhe një shërbëtor i thjeshtë i njeriut që kishte në krah. Ka qenë një shembull i ndriccuar i aktivitetit të tij.”