SHBA/ Avioni përplaset me helikopterin ushtarak, ka viktima


Një operacion masiv kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar pasi një aeroplan udhëtarësh me 64 persona u përplas në ajër me një helikopter të ushtrisë amerikane “Black Hawk” pranë Aeroportit Kombëtar “Reagan” jashtë Uashingtonit, DC, sipas zyrtarëve të aviacionit.

Nga përplasja janë konfirmuar viktima po numri i tyre nuk është përcaktuar ende.CNN shkruan se avioni është copëtuar në ujë dhe helikopteri është në ujë aty pranë.

Aeroporti do të jetë i mbyllur të paktën deri në orën 11:00 të mëngjesit të së enjtes, thanë zyrtarët e aeroportit.