Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, raportohet për një të plagosur


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën pranë shkollës “Sarina”.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 në Fushë-Mëzez, teksa raportohet se një 15-vjeçar është paraqitur në spitalin e Traumës pasi është plagosur me armë zjarri.

I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shërbimet e Policisë së Shtetit, së bashku me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.