Zjarri i përfshin banesën, e moshuara digjet brenda shtëpisë


Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Shtëmajë, në Njësinë Administrative Bradashesh, Elbasan, ku një grua e moshuar ka humbur jetën pas një zjarri që përfshiu banesën e saj.

Edhe pse shërbimi zjarrfikës dhe policia kanë ndërhyrë me shpejtësi, ata nuk kanë mundur ta evitojnë tragjedinë. Gruaja ishte e paralizuar dhe jetonte e vetme, kishte fëmijët në emigracion dhe ishte e pa mbrojtur gjatë fatkeqësisë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.