Berisha drejt Gjermanisë, do të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU-së


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, niset sot drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU-së, pas një ftese zyrtare si përfaqësues i opozitës shqiptare.

Kongresi do të mblidhet për të diskutuar çështje të rëndësishme të Partisë Popullore Evropiane, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë.

Berisha ka marrë leje nga Prokuroria e Posaçme për të udhëtuar, ndërkohë që ai ndodhet nën masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Pas kthimit nga Gjermania, më 9 shkurt, kreu i PD do të zhvillojë një takim me komunitetin shqiptar në Itali, i cili pritet të mbahet në Romë, vetëm një ditë pas protestës kombëtare të 8 shkurtit.