I vihet tritol “Brazilit” në Fushë Krujë


Një shërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fushë Krujë.

Lënda plasëse është hedhur në fasadën e jashtme të një lokali në pronësi të Bledar Talit, i cili ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri.

Ky ëështë shpërthimi i dytë orët e fundit pas tritolit ndaj makinës së një 37-vjeçari në Shkodër.

“Më datë 31.01.2025, në orët e para të mëngjesit, në Fushë-Krujë, janë dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse xhamat e fasadës së jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit B. T. Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”