Një sasi tritoli i është vënë një makine në Shkodër në orët e para të mëngjesit.
Tritoli është vënë në gomën e parë të mjetit të 37-vjeçarit Alban Bushati.
Ai ka deklaruar se nuk asnjë ide mbi autorët e ngjarjes duke mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë. Bushati ka një biznes fruta-perimesh në Shkodër.
“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në automjetin e shtetasit A. B., 37 vjeç, i parkuar në rrugën “Martin Camaj”, është vendosur dyshohet lëndë plasëse tek goma e parë e automjetit, i cili është dëmtuar pjesërisht. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.” – thuhet në njoftimin e policisë.