Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar masë disiplinore ndaj Kledian Llaho, prokuror në Sarandë, duke e ndëshkuar me “Vërejtje publike”.
Vendimi erdhi pas një hetimi disiplinor të ILD-së, i cili nisi pas ankesës së një qytetareje për zvarritje të një çështjeje penale nga ana e prokurorit. Ankesa ishte paraqitur online në faqen e ILD-së.