Meloni rrëzohet për herë të tretë nga Gjykata, emigrantët e Gjadrit do kthehen sërish në Itali


Emigrantët e transferuar ditët e fundit nga anija Cassiopea në qendrën shqiptare të Gjaderit do kthehen në Itali. Të 43 emigrantët e dërguar në qendrat në anën tjetër të Adriatikut do të kthehen nesër në Itali.

Vendimi për mosvleftësimin e arrestit u mor mbrëmjen e së premtes së 31 janarit nga gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Romës, të cilëve iu kishte kaluar juridiksioni për të vendosur me një dekret ekzekutiv, përcjell Il Corriere Della Serra.

Magjistratët e ngarkuar me shqyrtimin e dosjes për secilin migrant vendosën të shprehnin një opinion negativ për riatdhesimin, siç parashikohej nga procedura e nisur nga qeveria.

E gjithë kjo po ndodh në pritje të një vendimi nga Gjykata Evropiane e cila do të duhet të japë një mendim përfundimtar për çështjen e vendeve të sigurta më 25 shkurt. Ndërkohë, vendimi i fundit i Gjykatës së Kasacionit e kishte identifikuar politikën si organin kompetent për të vendosur për këtë çështje, ndërsa gjyqtarëve u rezervonte mundësinë për të përcaktuar se çfarë është e drejtë rast pas rasti. Gjyqtarët formulojnë edhe një pyetje të re për Gjykatën Evropiane për çështjen e porteve të sigurta. Ky është vendimi i tretë që ndalon rregullat për dëbimin e shpejtë të kërkuar nga qeveria Meloni.