Përplasja e helikopterit ushtarak me avionin civil në Uashington, dalin pamjet e reja


Një video e re është publikuar nga aksidenti ajror në Uashington, SHBA ku një helikopter u përplas me një avion pasagjerësh.

Videoja e re, tregon më qartë se ato të mëparshmet momentin e përplasjes ndërmjet dy mjeteve ajrore, shpërthimin që ndodhi pas saj dhe shpërndarjen e mbetjeve në ujë.

Helikopteri Black Hawk u përplas me avionin CRJ-700 i American Airlines, i cili po fluturonte nga Ëichita, Kansas ndërsa hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit janë ende në zhvillim dhe autoritetet janë angazhuar për të shqyrtuar të dhënat e radarëve dhe për të intervistuar dëshmitarët.

Ky aksident ka tronditur komunitetin ushtarak dhe civil, duke ngritur shqetësime për sigurinë ajrore në këtë zonë të frekuentuar.

Në avion ndodheshin 64 persona në bord bashkë me ekuipazhin ndërsa në helikopter ndodheshin tre anëtarë të ushtrisë amerikane.