Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari në Tiranë


Një 15-vjeçar është paraqitur me një plagë të shkaktuar nga një armë zjarri në spitalin e Traumës mbrëmjen e djeshme.

Ai është dërguar në spital nga i ati rreth orës 20 e 30. Dyshohet se i mituri është plagosur në Fushë Mëzez dhe i është nënshtruar operacionit menjëherë.

Gjendja e të miturit dhe rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.