Ministria e Brendshme prezantoi sot anketimin e financuar nga qeveria suedeze, për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vendin tonë dhe besimit tek Policia e Shtetit.
Duke theksuar të dhënat e kësaj ankete lidhur me rendin dhe sigurinë publike në vend, kryeministri Edi Rama theksoi se qytetarët, përtej asaj që shfaqet në mediat, i besojnë Policisë dhe vlerësojnë punën e forcave të rendit.
Rama tha se 82% e qytetarëve të anketuar ndjehen të sigurt në Shqipëri, duke e cilësuar këtë rezultat si një tregues pozitiv.
Kryeministri theksoi se Shqipëria është shumë pranë mesatares së BE për numrin e vrasjeve, duke e konsideruar këtë një përmirësim të dukshëm në krahasim me të kaluarën.
Ai vuri në dukje se qytetarët, duke jetuar në qytete dhe fshatra, janë të vetëdijshëm për progresin e matshëm të Policisë së Shtetit dhe vlerësojnë punën e saj, pavarësisht kritikave që shpesh janë shfaqur në media dhe ambiente politike.
“Ne jemi sot shumë pranë mesatares së BE për numrin e vrasjeve. Lajmi i mirë është që këtë të vërtetë që ne e shohim te shifrat e lexon edhe në faqet e kësaj ankete.
Publiku, shqiptarët, ata që jetojnë jetën e përditshme në qytete dhe fshatrat e Shqipërisë, në të gjitha herët e anketimit që prej se kryhet kjo anketë, janë shumë afër logjikës së fakteve të shifrave të progresit të matshëm të Policisë së Shtetit, fakteve që i marrim nga puna e Policisë së Shtetit si numri i vrasjeve, aksidenteve, grabitjeve… është një fakt që tregon se populli është shumë i qartë në leximin e situatës së sigurisë edhe në leximin e problematikave si dhe në vlerësimin e punës së Policisë, se të gjithë ata që ua rrokanisin kokën në sallonet e debateve televizive çdo natë dhe balta e përditshme që hidhet në mexhelis nga ata që prej 10 vitesh tanimë nuk kanë lënë gjë pa thënë për Policinë, drejtuesit dhe punonjësit e saj.
82% e qytetarëve ndjehen sot të sigurt ose shumë të sigurt në Shqipëri, brenda normës së BE kjo.
Reformimi i vazhdueshëm i policisë vazhdojnë të japin fryte. Në të gjithë trajektoren e viteve, shifrat janë konstate në përmirësim.
Kjo është gjëja më e rëndësishme. Asgjë çfarë percepton edhe publiku për fat të mirë hiç fare, nga thelbi i këtyre të vërtetave nuk komentohet për ekrane, portale se foltoret politike as po i llogarisim, por mbulohet me baltë e zift për ditë e për natë.
Mirëpo këto shifra nuk janë numra, statistika pa vlerë përtej numrave, nuk janë as propagandë siç rëndomtë përpiqen t’i zhvlerësojnë gjithnjë me këtë fjalë ata që nuk duan të dëgjohet, të flitet mirë as për qeverinë as për Shqipërinë…se për qeverinë ky popull ka tjetër opinion. Prandaj nuk e kuptojnë asnjëherë se si qeveria kur vjen puna te gjykimet e publikut, vlerësohet”, tha Rama.
Sondazhi i plotë suedez mbi Policinë e Shtetit (lexo këtu)