Rama prezanton sistemin e monitorimit: Në fokus shkelësit dhe qarkullimi rrugor


Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot sistemin e ri të monitorimit me kamera për 20 qytete të Shqipërisë, që do të fokusohet në qarkullimin rrugor dhe parandalimin e shkelësve. 

Rama njoftoi gjithashtu se sistemi do të zgjerohet dhe do të përfshijë rrugët kombëtare së shpejti, duke ofruar mundësi për trajtimin e ankesa të qytetarëve në kohë reale.

Ai theksoi se ky sistem do të verifikojë jo vetëm me fotografi, por do të kontrollojë dhe identifikimin e personave, duke lidhur informacionet me emrin, mbiemrin dhe precedentët penalë, për të garantuar një kontroll më të fortë dhe më të sigurt.

“Do të ketë survejnim me kamera të qyteteve me fokus qarkullimin rrugor dhe shkelësit. Një sistem i bazuar tek fjala e fundit të sigurisë digjitale i pasuruar me inteligjencën artificiale që do të japë informacione në kohë reale përmes sallave të monitorimit të të gjithë qyteteve që do ta kenë këtë sistem.

Do fillohet me 20 qytete. Së shpejti do fillojë sistemi për rrugët kombëtare. Do japë mundësi që çdo ankesë e çdo qytetari të trajtohet në kohë reale.

Sistemi verifikon jo thjesht me fotografi, por verifikon me personin, emrin, mbiemrin dhe të gjithë kartelën e tij në aspektin e precedentëve penalë.”