Shembja e rrugës në By Passin e Vlorës, Fevziu: Skandaloze, kush mban përgjegjësi në këtë vend


Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka denoncuar shembjen e By Passit të Vlorës i cili është i bllokuar për qarkullimin e mjeteve.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale Fevziu shfaq pamjet e shkatërrimit të rrugës të cilës i’u deshën 13 vite të ndërtohej dhe sërish pëson shembje.

Gjithashtu Fevziu denoncon edhe mos pajisjen me sinjalistikë për të lajmëruar që rruga është e bllokuar dhe po kryhen punime.

Ai kërkon mbajtjen e përgjigjegjësive duke e quajtur skandal atë që ndodh me “By Passin” e Vlorës.