Kuvendi miratoi pas mesnatës zgjatjen me dy vite të përjashtimit nga tatimi mbi fitimin hotelet luksoze me 4-5 yje dhe shtyrjen deri më 31 dhjetor të afatit për aplikimin për investime strategjike.
Votimi i ligjeve u bë pas mesnatës ndërsa në sallë ishin vetëm deputetët e shumicës.
Tjetër ligje që u miratuan nga deputetët ishte bllokimi i vajtjes në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim i andatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj dhe bonusi i pranverës për pensionistët. Ligji për heqjen e tatimeve mbi fitimin për hotelet me 4-5 yje u mbrojt nga socialisti Klosi ndërsa u kundërshtua nga demokratja Tabaku e cila tha se nga ligji në fjalë përfitojnë oligarkët.
“Ky nuk është një shtet, ky është një klub i të privilegjuarve. Kjo nuk është një paketë për zhvillimin e Shqipërisë. Kjo është një paketë anti-Shqipëri; një paketë që favorizon oligarkët dhe e lë shumicën e shqiptarëve në varfëri; një paketë që forcon monopolin e një pakice, ndërsa shumica lufton për mbijetesë; një paketë që shkatërron konkurrencën dhe pengon shqiptarët e ndershëm të ecin përpara.” – tha Tabaku.
Socialistët rrëzuan gjithashtu kërkesën e deputetëve të PD-së për ngritjen e një komisioni parlamentar për projektin “Durrës Yacht Marina”.
Kërkesa u bë zyrtarisht nga deputetë demokratë në dhjetor 2024 të cilët kërkuan hetim parlamentar për procedurat e miratimit të projektit