“Trump do të vendosë tarifa të reja ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës” – Shtëpia e Bardhë


Presidenti Donald Trump nuk është tërhequr nga vendosja e tarifave të reja agresive ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës të shtunën, tha Shtëpia e Bardhë, duke pohuar se ai do t’i përmbahet afatit të tij të 1 shkurtit për detyrimet e reja që mund të kenë efekte të përhapura në ekonomi.

Mund të konfirmoj se nesër, afati i 1 shkurtit i vendosur nga Presidenti Trump me një deklaratë disa javë më parë vazhdon”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt gjatë konferencës së së premtes, përcjell CNN.

Zyrtarët kanadezë pritet të takohen me drejtuesit kufitar të Shtëpisë së Bardhë Tom Homan të premten në një përpjekje për të arritur një marrëveshje që do të shmangte tarifat e propozuara, sipas dy burimeve të njohura me takimin.

Ajo tha se tarifat do të arrinin në një tarifë 25% për Meksikën dhe Kanadanë dhe një tarifë 10% për Kinën “për fentanilin e paligjshëm që ata kanë marrë dhe lejuar të shpërndahet në vendin tonë, i cili ka vrarë dhjetëra miliona amerikanë”.