Zbulohet rastësisht piktura e Van Gogh-ut


Një pikturë e blerë në një ankand në Minesota është një portret i panjohur më parë nga artisti holandez Vincent Van Gogh, sipas një analize ekspertësh të sapopublikuar.

Vepra është bërë nga Van Gogh gjatë qëndrimit të tij në një spital psikiatrik në jug të Francës në vitin 1889, thanë ekspertët e artit nga LMI Group International pas analizimit të thurjes së kanavacës, pigmentit të bojës dhe karakteristikave të tjera.

E blerë nga një koleksionist antike në vitin 2016, piktura mban një mbishkrim të fjalës “Elimar” në këndin e poshtëm djathtas.

Me përmasa 45.7 centimetra me 41.9 centimetra, ekspertët e identifikuan pikturën si një të Van Gogh pas një procesi që zgjati katër vjet.

Piktura me vaj në kanavacë është një portret i një peshkatari me mjekër të bardhë, duke tymosur një llullë ndërsa riparon rrjetën e tij.

“Duke integruar shkencën dhe teknologjinë me mjetet tradicionale të njohjes, kontekstin historik, analizën formale dhe kërkimin e origjinës, ne synojmë të zgjerojmë dhe të përshtatim burimet e disponueshme për vërtetimin e artit bazuar në vetitë unike të veprave nën kujdesin tonë,” tha Laërence. M. Shindell, president dhe shef ekzekutiv i LMI Group, në një deklaratë për shtyp.

Pavarësisht analizave shteruese, piktura duhet tëmarrë miratimin se është e Van Gogh nga “Muzeu Van Gogh” në Amsterdam, Holandë.

Muzeu më parë kundërshtoi t’ia atribuonte pikturën Van Gogh, kur iu afrua nga pronari i mëparshëm në dhjetor 2018.

Sidoqoftë, LMI, e cila e bleu pikturën në vitin 2019, beson se ajo është e vërtetë.

“Zbulimi i një pikture të panjohur më parë të Van Gogh nuk duhet të jetë befasi”, thuhet në raport. “Është e njohur se van Gogh humbi shumë vepra, u dhuroi vepra miqve dhe nuk ishte veçanërisht i kujdesshëm për asnjë punë që ai e konsideronte studim, nga të cilat kishte shumë.”

LMI tha në publikimin se piktura “është një vepër e pasur emocionalisht, thellësisht personale e krijuar gjatë kapitullit të fundit dhe të trazuar të jetës së Van Gogh”.

Mjeshtri holandez prodhoi rreth 900 piktura gjatë jetës së tij. Ai mendohet të ketë vuajtur nga një kombinim i çrregullimit të personalitetit bipolar, megjithëse këto sëmundje nuk u diagnostikuan kurrë.

Në vitin 2020, studiuesit nga Qendra Mjekësore Universitare Groningen, në Holandë, thanë se besonin se Van Gogh përjetoi dy episode të shkurtra psikotike, që supozohej se ishin deliri i shkaktuar pas heqjes dorë nga alkooli, pas shtrimit të tij në spital pasi preu veshin e tij me brisk në vitin 1888.

Van Gogh vdiq nga vetëvrasja në vitin 1890 në moshën 37-vjeçare.