Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, së bashku me Asociacionin e Gazetarëve, SCIDEV-Center dhe Safe Journalists, kanë shprehur mbështetje të fortë për vendimin e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) për të pezulluar procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm.
Kjo iniciativë është mirëpritur si një hap në drejtimin e duhur për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në mediat publike, shkruan prezenca e OSBE në Shqipëri.
Në një deklaratë të përbashkët, këto organizata bëjnë thirrje për një proces të hapur dhe të bazuar në meritë, i cili do të sigurojë drejtësi në zgjedhjen e liderit të ri të RTSH-së.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet mbështetjes ndërpartiake, Asociacionit të Gazetarëve, SCIDEV-Center dhe Safe Journalists në mirëpritjen e vendimit të RTSH-së për të pezulluar procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm. Bëjmë thirrje për një proces transparent, të bazuar në meritë, që të sigurojë drejtësi dhe llogaridhënie, dhe presim me interes seancën dëgjimore të së hënës”, shkruan prezenca e OSBE në Tiranë.