A kishte ftesë për Kryemadhin në Konventën e PL? Blushi: Nuk bëmë dasmë që të shpërndajmë ftesa


Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ftuar ne News24, ka komentuar mbi pyetjen nëse zonja Monika Kryemadhi kishte një ftesë për të marrë pjesë në Konventën e Partisë së Lirisë, e zhvilluar sot në Tiranë.

Blushi theksoi se kjo konventë nuk ishte një ngjarje sociale ku shpërndaheshin ftesa, por një takim ku të gjithë anëtarët e PL-së ishin të ftuar.

Gazetari: E ftuat Monika Kryemadhin në Konventë sot?

Tedi Blushi: Ju ftoj të merrni në intervistë dhjetëra intelektualët e rinj, që sot morën teserën e PL dhe na motivojnë edhe më shumë, që të vëmë në jetë këtë program të jashtëzakonshëm. PL nuk lidhet me një njeri të caktuar, por përfaqëson kauza të drejta të popullit shqiptar. Kushdo që është në opozitë me keqqeverisjen, e ka derën e hapur në PL. Partia e Lirisë jam i bindur se do të votohet masivisht.

Gazetari: A ka pasur sot një ftesë për zonjën Kryemadhi?

Tedi Blushi: Konventa e Tiranës nuk është dasmë, që të shpërndajmë ftesa, por të gjithë anëtarët e PL janë të ftuar.