Babai vrau me thikë të birin 37-vjeçar, dalin detaje të reja nga krimi i rëndë në Tiranë


Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë në Tiranë, ku babai Hekuran Gjoni, 74-vjeçar, ka vrarë me thikë të birin Asim Gjonin 37 -vjeç.

BalkanWeb raporton se fillimisht konflikti ka qenë verbal.

Më pas 74-vjeçari ka marrë thikën dhe ka qëlluar të birin i cili edhe pse është transferuar menjëherë në spital, nuk ka shpëtuar.

Grupi hetimor ndodhet brenda banesës ku ndodhi krimi, janë marrë në pyetje familjarë dhe fqinjë ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas burimeve mësohet se familjarët dhe fqinjët kanë deklaruar se më parë nuk ka pasur konflikt mes babait dhe djalit dhe ngjarja me sa duket ka ndodhur për një ngjarje të çastit.

Ende nuk ka të dhëna nëse në momentin e ngjarjes ka pasur të pranishëm familjarë të tjerë. Ngjarja është raportuar nga familjarë të familjes Gjoni dhe më pas edhe nga spitali.