Konventa e PL-së / Meta mesazh nga burgu: Jam marrë peng nga Rama-Dumani


Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli sot në Konventën e Partisë në Tiranë përmes një mesazhi audio, ku shpalli qëllimet dhe angazhimet e tij për të ardhmen e Shqipërisë.

Meta akuzoi Ramen dhe Dumanin se po tentojnë të “grabitin” një mandat të katërt, duke theksuar se qytetarët do të japin përgjigjen e duhur ndaj kësaj “bande që po i lë pa atdhe”.

Ai paraqiti 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë për të luftuar shpopullimin dhe për të përmirësuar kushte jetese për shqiptarët.

Meta theksoi gjithashtu se Partia e Lirisë synon të kthejë Shqipërinë në një fuqi prodhuese dhe të dhurojë 20 mijë euro për çdo individ që nis një biznes të ri.

“Jam marrë peng nga Rama-Dumani për të grabitur një mandat të katërt. Qytetarët do i japin përgjigje kësaj bande, që po i lë pa atdhe.

Partia e Lirisë ka 5 prioritete kyçe, që nga ai për 4 milionë shqiptarë plus.

Ne do ta ndalojmë shpopullimin, duke ulur taksat dhe nënat me dy ose më shumë fëmijë, duke garantuar kredi për çifteve të reja.

Do garantojmë transport falas për pensionistët. Do të mbështesim fermerët. Ne duam që Shqipëria të kthehet në fuqi prodhuese.

Do të dhurojmë 20 mijë euro për çdo person që nis biznes të ri.  Programi ynë social dhe ekonomik është tërësisht i aplikueshëm.”