Emigrantët që arritën pak ditë më parë në Gjadër, të cilët do të qëndronin në kampet e ngritura për refugjatët, po kthehen në Itali pas një vendimi të Gjykatës së Apelit në Romë. Gjyqtarët kanë pezulluar ndalimin e 43 emigrantëve nga Bangladeshi dhe Egjipti, të cilët ishin dërguar në qendrën e pritjes në Gjadër, duke iu referuar një vendimi të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për “vendet e sigurta.”
Ky vendim i ri vjen pas anulimit të transferimeve të emigrantëve në Shqipëri që ishin organizuar nga qeveria shqiptare gjatë muajve tetor dhe nëntor të vitit të kaluar. Gjyqtarët e seksionit të imigracionit të Gjykatës së Romës nuk vërtetuan ndalimet e urdhëruara nga policia e kryeqytetit italian, duke argumentuar se nuk mund të njiheshin shtetet e origjinës si “vende të sigurta” për emigrantët, siç kërkohet nga protokollet ndërkombëtare.
Për këtë arsye, ata kanë vendosur që emigrantët, të cilët kanë të drejtë të kërkojnë azil në Itali, duhet të transferohen përsëri në territorin italian, duke anuluar kështu qëndrimin e tyre në Shqipëri.