Deputetja e PD-së Ina Zhupa, ka qenë e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ku midis të tjerave u ndal edhe në protestën kombëtare të paralajmëruar më 8 shkurt, ku ka zbuluar disa detaje nga organizimi.
Ajo deklaroi se protesta do të jetë e përqendruar përpara Kryeministrisë dhe jo të shpërndahen në disa pika në Tiranë, siç ka ndodhur në 3 protestat e shkuara.
Zhupa shtoi se një nga shtysat për protestën ka qenë pikërisht dëshmia e dhënë nga ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj.
“Kjo protestë vjen si rezultat i dëshmisë së Ahmetaj që tregoi një pjesë madhore të korrupsionit dhe se si Organizata kriminale “Rilindja” vjedh e shpërdoron taksat publike duke i bërë qytetarët të jetojnë më të varfër.
Dëshmia e Ahmetaj, një nga shtysat për protestën kombëtare.
Ne nuk heqim dorë nga kërkesat, edhe për qeveri teknike.
Protesta themelin e ka në masivitet, një protestë kombëtare që do të ketë nga gjithë Shqipëria e do të vijën në Tiranë.
Nuk do të dalim në disa rrugë, por do të bëhet para Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Për mënyrën dhe kohëzgjatjen nuk duam që t’i zbulojmë paraprakisht, por pika e fortë siç thashë është masiviteti.
Do të shihni pjesëmarrje të madhe edhe nga diaspora, sidomos nga vendet fqinje që e kanë edhe më të lehë të vijnë”, tha ajo.