Vera 33 mijë euro e Edi Ramës trazon mbledhjen e socialistëve në diasporë


 

Kreu i PD-së Sali Berisha, ka shpërndarë në rrjetet e tij socilae një video të takimit të kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari me emigrantë në diasporë.

Përgjatë këtij takimi, në video njëri prej emigrantëve në sallë sulmon Hajdarin dhe Partinë Socialiste, duke e akuzuar atë vet që ka qënë dy herë në SPAK, si edhe shumë pjestarë të qeverisë që kanë rënë në burg.

Por përgjatë akuzave të emigrantit, nuk është përjashtuar as “vera 33 mijë euroshe” që sipas deklaratave të bëra nga ish zv. kryeministri Ahmetaj, është e preferuara e Ramës.

“A mund të besojmë neve më ty, si përfaqësuesi i Partisë Socialiste, kur ti ma pi një shishe verë 33 mijë euro?  Ai i “gjati” atje po na e merr 33 mijë euro dhe na përfaqëson ky.”- shprehet emigranti.