Presidenti i SHBA-ve Donald Trump e ka përsëritur idenë që Kanadaja t’i bashkohet SHBA-së pasi vendosi një tarifë tregtare prej 25% ndaj fqinjit verior.
Ai shkroi sërish sot në rrjetin social Truth se “Kanadaja duhet të bëhet shteti ynë i 51-të”.
“Ne paguajmë qindra miliarda dollarë për të subvencionuar Kanadanë. Pse? Nuk ka asnjë arsye. Ne nuk kemi nevojë për asgjë që ata kanë. Ne kemi energji të pakufizuar, duhet të bëjmë makinat tona dhe të kemi më shumë lëndë druri sesa mund të përdorim ndonjëherë. Pa këtë subvencion masiv, Kanadaja pushon së ekzistuari si një vend i zbatueshëm. E ashpër por e vërtetë! Prandaj, Kanadaja duhet të bëhet shteti ynë i dashur i 51-të. Taksa shumë më të ulëta dhe mbrojtje shumë më e mirë ushtarake për popullin e Kanadasë – dhe jo tarifa!”-shkruan Trump.
Kanadaja, ndërkohë është në mes të një krize politike. Vendi që sapo ka parë dorëheqjen e kryeministrit Justin Trudeau, i detyrohet shumë fqinjit të tij të zhurmshëm në jug.
Tafira e vendosur së fundmi konsiderohet si fatkeqësi për Kanadanë, e cila eksporton në Shtetet e Bashkuara 75% të asaj që prodhon çdo vit.
Trump më herët kishte shpërndarë së fundmi edhe një hartë me Kanadanë si pjesë të SHBA-së. Ai pretendon se “shumë njerëzve” në Kanada u pëlqen kjo ide.