“Volkswagen” është i përgatitur të lejojë prodhuesit kinezë të makinave elektrike të marrin përsipër linjat e prodhimit në fabrikat e tij në vështirësi, ndërsa industria e automobilave në Gjermani është goditur nga rënia e fortë.
Ekzekutivët e gjigantit të prodhimit të makinave sinjalizuan se do ishin të hapur ndaj lidhjeve me rivalët kinezë për të përdorur një pjesë të kapacitetit të tepërt në fabrikat e tyre ndërsa zvogëlojnë prodhimin, shkruan Yahoo.
Gernot Döllner, shefi ekzekutiv i markës “Audi” të grupit “Volkswagen”, i tha Financial Times se marrëveshjet me kompanitë e makinave elektrike do “ulnin barrierën e hyrjes së këtyre konkurrentëve”.
David Poëels, zyrtari kryesor financiar në markën “Volkswagen”, i tha medias: “Ne jemi të hapur për çdo diskutim për çdo temë me çdo partner. Në një botë dinamike, ju duhet t’i mbani të gjitha mundësitë e hapura.”
Lëvizja vjen pasi “Volkswagen” muajin e kaluar braktisi planet për të mbyllur fabrikat e tij gjermane, duke iu përkulur presionit nga sindikatat për të mbajtur t’i mbajtur të hapura, pavarësisht rënies së shitjeve.
Biznesi kishte argumentuar se fabrikat e tij ishin ndërtuar për të furnizuar një treg evropian të makinave, ku shiste 16 milionë automjete çdo vit, por se tani kishte vetëm kërkesë për rreth 14 milionë makina. Kjo do të thoshte se në thelb nuk kishte nevojë për dy nga fabrikat e saj.
Megjithatë, ajo hoqi dorë nga planet për mbylljen e vendeve pasi ra dakord me një marrëveshje me sindikatat për të hequr pagesat e bonusit dhe për të pakësuar më shumë se 35,000 vende pune deri në vitin 2030. Ajo po zvogëlon prodhimin në fabrika në vend që të mbyllë fabrikat.
Asokohe “Volkswagen” tha se marrëveshja do e ndihmonte atë për të kursyer më shumë se 15 miliardë euro kursime.
Shenjat se prodhuesit gjermanë të makinave po peshojnë marrëveshje për të përdorur hapësirën e tepërt në fabrikat e tyre vijnë pasi ata luftojnë me konkurrencën e ashpër nga prodhuesit kinezë të makinave elektrike, të cilët kanë vërshuar Evropën me automjete më të lira. BE-ja solli tarifa për importet e automjeteve elektrike kineze vitin e kaluar mes pretendimeve se Pekini po u jepte kompanive subvencione të padrejta, të cilat i lejonin prodhuesit e vendit të nënvlerësonin industrinë evropiane.