Beyoncé fiton më në fund çmimin “Albumi i Vitit” në Grammy


Pas shumë pritjesh dhe zhgënjimesh të mëparshme, Beyoncé ka fituar më në fund çmimin për “Albumin e Vitit” në Grammy, me projektin e saj të fundit, “Cowboy Carter”.

Në albumin e saj të tetë solo, Beyoncé kishte kënduar për refuzimin e vazhdueshëm të Grammy-ve për t’i dhënë këtë çmim prestigjioz: 

AOTY, I ain’t win. Take that s— on the chin.” Por këtë herë, ajo e fitoi vërtet.

Në vitin 2017, Adele kishte pranuar hapur se albumi i saj ”25” nuk mund të krahasohej me “Lemonade” e Beyoncé-s, duke e cilësuar atë si një album “monumental, të bukur dhe të ndjerë”. 

Në vitin 2023, fitorja e “Harry’s House” të Harry Styles ndaj “Renaissance” u prit me skepticizëm, pasi ky i fundit ishte një eksplorim i kujdesshëm mbi ndikimin e muzikantëve të shtypur afro-amerikanë dhe queer në muzikën house. 

Duket se Beyoncé iu desh të hynte në një zhanër që votuesit konservatorë të Grammy-t e kuptojnë më mirë – country – për të siguruar këtë fitore. 

Por kjo nuk zvogëlon madhështinë e “Cowboy Carter”. Albumi përfshin një mozaik të pasur tingujsh dhe trajton historinë kulturore të Amerikës, duke sfiduar idenë se muzika duhet të ndahet sipas racës. 

Duke qenë se ky është albumi i dytë i një trilogjie të planifikuar, Beyoncé ka shumë gjasa të rikthehet në skenën e Grammy-t edhe në të ardhmen.