Zgjedhjet në RTSH/ Kreu i Këshillit Drejtues Bungo raporton te Media: S’ka transparencë, Polo u zgjodh në shkelje të ligjit


Kreu i Këshillit Drejtues të RTSH-së Leka Bungo ka lëshuar akuza të forta ndaj institucionit dhe drejtoreshës së komanduar Aurora Polo.

Gjatë raportimit në Komisionin e Medias, Bungo tha se në RTSH mungon transperenca dhe se Polo është zgjedhur në kundërshtim me ligjin.

Po kështu ai denoncoi se edhe në rastet kur konstaton shkelje të ndryshme nuk ka të drejtë të veprojë.

“Në atë institucion mungon transparenca. Zv drejtoresha, Aurora Polo, u zgjodh në kundërshtim me ligjin. Unë dhe kur konstatoj shkelje nuk kam të drejtë të veproj. Unë si kryetar këshilli kur kam munguar në mbledhje më janë vërsulur dhe më kapin më thonë pse kam munguar, kur unë e kam thënë që nuk pajtohem me vendimin tuaj dhe do ta hedh këtë çështje në gjyq dhe deri sa kjo të sqarohet unë nuk marr pjesë në mbledhje. I kam çuar letër KLSH, kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit duke trajtuar këto probleme dhe ndoshta për efekt kohe s’kam marr përgjigje, edhe në mbledhjen e fundit kemi diskutuar ku mendoj se ka shkelje, unë ka kam kërkuar të diskutohen vlerat e kandidatëve para se të votohen.” – tha ai.

Raportimi  i Bungos të Komisionin e Medias vjen pas akuzave të forta të bëra nga deputetja e PD-së Ina Zhupa dhe ajo e PS-së Evis Kushi.

Në disa qëndrime publike pak ditë më parë, atoi bënë thirrje Këshillit Drejtues të hapë garën për kreun e RTSH-së pas skualifikimit të disa kandidatëve, që sipas këshillit kishin mangësi në dosje ose që u rrëzuan pas votimit ndërsa u miratuan vetëm kandidatura e drejtoreshës së komanduar Aurora Polo dhe ajo e Jetmir Shpuzës.

Zhupa e Kushi kërkuan pezullimin e menjëhershëm të garës, hapjen e saj në të kundërt paralajmëruan ndërhyrjen e parlamentit, shkrirjen e Këshillit Drejtues dhe nisjen e hetimeve.