Dy vëllezër të moshuar janë gjetur të pajetë në banesën e tyre në fshatin Corrush të Mallakastrës.
Sipas policisë paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale. Ata jetonin të vetëm.
“Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit S. V., 90 vjeç dhe N. V., 85 vjeç (vëllezër), të cilët jetonin të vetëm. Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale.” – thuhet në njoftimin e policisë.