Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se është kërcënuar për herë të katërt nga i njëjti person, i dyshuar të jetë pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Zeqiri ka akuzuar personin për kërcënime me vrasje dhe fyerje ndaj heronjve dhe figurave historike të popullit shqiptar.
“Kërcënohem përmes rrjeteve sociale nga i njëjti kriminel për herë të katërt.
Ky qyqar (KUKAVIC) i MUP-it të Serbisë më kërcënon me vrasje dhe mi ofendon Herojt dhe figurat historike të Popullit Shqiptar.
Ky frikacak i ndyrë nuk ka guxim të përballet me mua por më kërcënon përmes rrjeteve sociale”, ka shkruar Zeqiri në rrjetin social Facebook.