Gjykim i shkurtuar për ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni dhe 5 të tjerë, Breçani dhe Babameto gjykim të zakonshëm



Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Ismail Zenelin, Bujar Ajetin, Besmir Murtatin, Adrian Cenajn, Albert Prengën dhe Dedan Gjonin në një çështje të rëndësishme.

Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala raporton se çështja e ish-zëvendës Drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçanit, dhe ish-efektives Jonida Babameto, u nda për t’u gjykuar me procedurë të zakonshme.

Gjykata shpalli moskompetencën dhe dërgoi dosjen në Gjykatën e Tiranës.

Erzen Breçani akuzohet për pastrim parash dhe mbështetje të krimit, ndërsa Dedan Gjoni, i arrestuar nga SPAK, akuzohet për përfshirje në një tentativë vrasjeje.

Sipas hetimeve, Gjoni ka bashkëpunuar me një grup kriminal për të vrarë Xhevdet Plakun, por krimi nuk ndodhi.

Grupi, i goditur në nëntor të vitit të kaluar, dyshohet se ishte i përfshirë në trafik kokaine dhe ngjarje kriminale në Shqipëri. Të dhënat e marra nga aplikacioni SKY ECC zbuluan biseda komprometuese ndaj të dyshuarve.