Plagosje në Cukal të Vaut të Dejës


Një person dyshohet se është plagosur në fshatin Cukal, në Njësinë Administrative Shllak të Bashkisë Vau i Dejës.

Policia është nisur menjëherë drejtimin për në vendin e ngjarjes por për shkak të largësisë dhe terrenit të thyer malor efektivëve do t’i duhet afro 3 orë për të mbërritur në vendin ku raportohet sa ka ndodhur plagosja, raporton BW.

Ende nuk ka informacion të plotë mbi rrethanat e ngjarjes./Vijon…