Protesta në SHBA kundër dëbimit të emigrantëve të paligjshëm (Video)


Mijëra protestues u mblodhën në Los Anxhelos të Kalifornisë, Salem të Oregonit e qytete të  tjera të dielën për të denoncuar masat e administratës Trump kundër emigracionit të parregullt, përfshirë operacionet e dëbimit dhe politikat më të rrepta kufitare.

Demonstrata e mbajtur në tregun historik meksikan, pa pjesëmarrësit të marshonin në autostradën 101, duke ndaluar përkohësisht trafikun.

Protestuesit brohorisnin slogane dhe mbanin pankarta me mesazhe kundër Presidentit Donald Trump.

Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit (LAPD) paralajmëroi banorët për mbylljen e rrugëve, duke thënë në mediat sociale se protesta ishte e paautorizuar.

Los Angeles, ku një në tre banorë është emigrant, është shtëpia e afërsisht 3.6 milionë emigrantëve, 79% e të cilëve janë nga Meksika dhe Amerika Qendrore.

Protesta vjen mes tensioneve në rritje mbi politikat e emigracionit të shpallura së fundmi nga Trump.

Më 20 janar, Trump njoftoi heqjen e aplikacionit CBP One, i cili lejonte migrantët të aplikonin për hyrje të ligjshme në SHBA.

Për më tepër, Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) iu dha autoriteti më 22 janar për të arrestuar emigrantë të parregullt në ose afër vende të ndjeshme si kisha, spitale dhe shkolla.

Një masë e fundit legjislative e Trump, “Akti Laken Riley”, u lejon agjentëve kufitarë të ndalojnë emigrantët e përfshirë në krime pa një urdhër gjykate.

Trump ka urdhëruar gjithashtu përgatitjen e një objekti në Gjirin e Guantanamos për të mbajtur deri në 30,000 emigrantë.