Putin ironizon elitën e Evropës: Do e shihni, shumë shpejt do rrinë gatitu para Trump-it si qeni para të zotit duke tundur bishin (Video)


Presidenti rus Putin ironizoi krerët e Evropës duke thënë se shumë shpejt do qëndrojnë para Trump-it “si qeni para të zotit”. 

Në një intervistë për gazetarin vendas Pavel Zarubin, shefi  i Kremlinit tha se krerët e BE-së nuk e pelqejnë fare presidentin e zgjedhur amerikan Trump, madje e luftuan duke u përpjekur të mos zgjidhej duke ndërhyrë në zgjedhjet atje.

Sipas Putinit, Trump ka ide të tjera nga ato të administratës Biden mbi shumë çështje, përfshi politikën gjinore, gjë që nuk e pëlqejnë krerët e Evropës duke shtuar se presidenti amerikan shumë shpejt do rivendosë rregullin.

“A ka ndryshuar gjë që nga koha e Biden? Asgjë s’ka ndryshuar. Ata ishin të lumtur të zbatonin çdo urdhër nga Uashington kur ai drejtohej nga Biden. Ata nuk e pëlqejnë fare Trumpin, madje e kanë luftuar në mënyrë aktive, kanë ndërhyrë në jetën politike dhe në procesin zgjedhor në SHBA.

Më pas u turbulluan kur Trumo fitoi befas. Mendërisht ata e pëlqenin më shumë Biden-in.  Por Trump ka ide të ndryshme se çfarë është e mirë, çfarë është e  keqe, përfshirë politikën gjinore dhe çështje të tjera dhe evropianët nuk e përlqejnë këtë gjë. Por ju siguroj se Trump me karakterin e tij, këmbënguljen, do rivendosë rregullin shumë shpejt.  Dhe do e shihni se të gjithë ata, do ndodhë shumë shpejt, do qëndrojnë gatitu si qeni para të zotit dhe do tundin bishtin.” – tha Putin.

Ai ironizoi më tej krerët politikë të vendeve evropiane duke thënë se janë krejt të paarsimuar dhe se janë një dëm i madh për qytetarëv e vendeve të tyre.

Gjatë intervistës shefi i Kremlinit, përmendi disa nga figurat e shquara të Evropës në  të shkuarën si De Gol, Shirak, Miteran, Brand e Kol duke nënvizuar se kontinenti nuk ka më figura të tilla.

“Për sa i përket elitës evropiane, kjo është një pjesë speciale e bashkëbisedimit. Po është e vërtetë që atje ka pasur dikur figura të përmasave botërore, si De Gol, pastaj Miterani, në kohët moderne, Shiraku. Në Gjermani kanë qenë Vili Brand, Helmut Koli dhe Shrëder, meqë po flasim.më duhet ta fus edhe atë në listë. Këta janë njerëz që kishin pikëpamjen e tyre dhe kurajën për të luftuar për pikëpamjen e tyre, për ta shprehur atë, për të diskutuar rreth saj dhe për t’u përpjekur që ta zbatojnë në punën e tyre praktike. Sot në Evropë nuk ka praktikisht njerëz të tillë. Ndonjëherë madje, çudtiem me çfarë shoh. Disa prej tyre janë krejtësisht të paarsimuar në fushat përkatëse dhe qartësisht nuk po e bëjnë punën për të cilën janë zgjedhur, një punë të cilën nuk e kanë bërë kurrë më parë në jetën e tyre. Nga pikëpamja e interesit të qytetarëve evropianë kjo është diçka shumë shqetësuese. S’e di, është dëm politik.” – tha Putin.