Qindra tërmete lëkundin ishujt në Egje, ekspertët grekë të shqetësuar nga shtimii i aktivitetit sizmik


Duke folur për Kathimerini, drejtori i Institutit të Gjeodinamikës, Vasilis Karastathis vuri në dukje se të dielën ka pasur shumë lëkundje në Egje, shumë prej të cilave më të forta se 4 ballë.

“Ne do donim të shihnim një ulje të dalëngadaltë të vepimtarisë sizmike, por për momentin po ndodh e kundërta,” tha ai.

Vëmendja e ekspertëve të tërmeteve është zhvendosur nga kaldera e Santorinit në Anydros, ku veprimtaria është tërësisht për shkak të veprimtarisë tektonike dhe jo vullkanike.

Karastathis thotë se çdo krahasim me tërmetin e madh të vitit 1956 (7.1 ballë) është i pakuptimtë.

Në atë kohë, teknologjia ishte shumë më pak e saktë. Epiqendra e saktë dhe thellësia e atij tërmeti janë ende të diskutueshme.

“Krahasimi i atij tërmeti me zonën e tanishme aktive është e gabuar,” thotë ai, duke vënë në dukje nevojën për më shumë dhe të dhëna të sakta, duke instaluar sizmograf në zonën e thyerjes aktuale.

Një ekip i Institutit të Gjeodinamikës do udhëtojë në ishujt Anafi dhe Amorgos të hënën për të vendosur sizmografë.

“Është hera e parë që ministria na ka thirrur në një kohë kaq të mirë, në mënyrë që të mund të bashkërendojmë lëvizjet tona dhe të kemi një qëndrim parandalimi dhe kujdesi të shtuar nga i cili do përfitojmë shumë”, thotë Karastathis. .

Ishte parandalimi që ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Vasilis Kikilias, theksoi pas një takimi të dielën mbrëma, nën kryeministrin Kyriakos Mitsotakis. Të pranishëm ishin edhe ekspertë dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Ekipet e shpëtimit të Shërbimit Special të Zjarrfikësve, duke përfshirë të paktën një qen nuhatës, janë vendosur në ishullin e Santorinit, duke ngritur tenda në fusha të hapura. Banorët janë këshilluar që të mos mblidhen në grupe të mëdha, të  lëvizin me kujdes me makinë për të shmangur rëniet e gurëve dhe të thajnë pishinat e tyre.

Shkollat ​​në ishujt Amorgos, Anafi, Ios dhe Santorini do qëndrojnë të mbyllura.

Gjithashtu, pronarët e varkave janë këshilluar që të përgatiten për të ndihmuar në evakuim, megjithëse nuk ka asnjë shenjë deri më tani se do jetë e nevojshme.