Siri, në një sulm terrorist me autobombë në Munbixh humbin jetën 17 civilë


Në një sulm terrorist me autobombë në qytezën Munbixh në qytetin Halep të Sirië kanë humbur jetën 14 civilë dhe janë plagosur 15 të tjerë, raporton Anadolu.

Një bombë ka shpërthyer në një automjet në hyrjen jugore të Munbixhit që u pastrua nga organizata terroriste PKK/YPG në kuadrin e operacionit “Agimi i Lirisë”.

Njoftohet se në sulmin terrorist humbën jetën 14 civilë dhe u plagosën 15 të tjerë.

Të plagosurit u dërguan në spitalet përreth ndërsa shprehen shqetësime se numri të vdekurve mund të rritet.

Teksa sulmi nuk është marrë përsipër nga askush, forcat e sigurisë lokale po vlerësojnë mundësinë që sulmi të jetë kryer nga organizata terroriste PKK/YPG.

Forcat e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) çliruan Munbixhin nga terroristët më 9 dhjetor 2024 si pjesë e operacionit “Agimi i Lirisë”.