Monika Kryemadhi, deputetja e Partisë së Lirisë, nuk do të paraqitet sot (3 shkurt 2025) në SPAK, pasi ndodhet në SHBA.
Ajo kishte detyrimin të paraqitej çdo të hënë të parë të muajit, por ka marrë leje nga prokurorët e dosjes.
Leja është firmosur nga tre prokurorët, me kusht që Kryemadhi të raportojë në një datë tjetër, raportoi Shqiptarja.com.
Kjo është leja e dytë e miratuar nga SPAK, pas asaj për Sali Berishën.