U mbyt në lumë bashkë me tre fëmijët, Prokuroria kërkon 6 vite burg për bashkëshortin e Alma Arrazit


Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet për tragjedinë e vetëvrasjes së Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, të cilët u mbytën në lumin Buna.

Prokuroria kërkoi 6 vite burg për bashkëshortin e Alma Arrazit, Erdgys Arrazin, për shkaktimin e vetëvrasjes së gruas dhe vdekjen e tre fëmijëve.

Pas pranimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi kërkohet të ulet në 4 vite.

Akuzat për vrasjen e fëmijëve janë pushuar, pasi rezultoi se Alma Arrazi ishte autori i vdekjes së tyre.

Ngjarja tragjike ndodhi më 5 maj të vitit të kaluar, kur Alma Arrazi u hodh në lumë me tre fëmijët e saj. Pas disa ditësh kërkimesh, trupat e tyre u gjetën.