Kryetarja e Komisionit të Mediat tha se kupa e paligjshmërive e Këshillit Drejtues të RTSH-së u derdh me procesin e fundit të garës për zgjedhjen e drejtorit të RTSH
“Ju vazon me paligjshmëri e keni mbushur por kjo ishte pika që e derdhi. Ju keni bërë dhe kur zgjodhët Alfred Pezën duke votuar për të skualifikuar një kandidat që i kishte të gjithë kriteret, si Ëngjëll Musai.
Gjithë kohën kam qenë koherente” tha Zhupa.
Ndërkohë, nënkryetarja e Komisionit, deputetja e PS-së Evis Kushi, mbështeti qëndrimin e koleges së saj, duke përmendur kritikat dhe denoncimet që kanë marrë për procedurat e ndjekura. Ajo kërkoi informacione të mëtejshme për procesin e përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së.
“Vazhdimisht na kanë ardhur kritika, denoncime. Ne nuk duam tju paragjykojmë por na informoni çfarë ndodhi
Nuk është rrufe në qiell të hapur por në mënyrë të vazhdueshme por ne nuk kemi dashur të ndërhyjmë. Por kam një pyetje të parë.
A ka një procedurë të miratuar nga ju për mënyrën si përzgjidhet drejtori I përgjithshëm i RTSH-së’ u shpreh Kushi.