Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në Elbasan, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i një pallati.
Viktima, e identifikuar si K.Z., rreth 28 vjeçe, ishte infermiere pranë repartit të neurologjisë në spitalin rajonal të Elbasanit dhe nënë e një fëmije 2 vjeç.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, shtetasja K. Z., rreth 28 vjeçe, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.