Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka kërkuar nga Kuvendi miratimin sa më të shpejtë të buxhetit për partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
Në një konferencë për mediat, Celibashi theksoi rëndësinë e vënies në dispozicion të fondeve në kohë, duke kujtuar se në zgjedhjet e kaluara buxheti u është dhënë partive vetëm pak ditë para nisjes së fushatës, ose në disa raste, pasi ajo kishte filluar.
“I kemi kërkuar Kuvendit që sa më parë të martojë buxhetin për partitë politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhje. Me siguri ky buxhet do tu vihet në dispozicion subjekteve zgjedhore më para fushatës, pasi ky buxhet u është vënë në dispozicion në zgjedhjet e mëparshme shumë pak ditë para nisjes së fushatës ose në ndonjë rast edhe kur fushata kishte filluar”, tha Celibashi.