Tre persona humbën jetën në Turqi pasi një kamion u rrëzua nga një urë duke marrë përpara gjashtë makina të vogla.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Sanliurfa, ku një kamion që mesa duket kishte një defekt në frena ra nga ura në rrugë.
Si pasojë e aksidentit humbën jetën tre persona, ndërsa 26 të tjerë u plagosën.