“Na kanë rrjepur, me BE-në kemi deficit 350 miliardë dollarë” – Trump kërcënon me tarifa (Video)


Presidenti amerikan Trump ka paralajmëruar se do vendosë tarifa edhe ndaj vendeve të BE-së njësoj siç bëri ndaj Kanadasë e Kinës.

Ai tha se SHBA-ja ka një deficit prej më shumë se 350 miliardë dollarësh me Evropën dhe duhet ta rikuperojë këtë gjë.

Trump tha për mediat se SHA-të janë rrjepur.

“Shtetet e Bashkuara janë rrjepur. Me Bashkimin Evropian është një deficit 350 miliardë dollarë. Pra, padyshim që diçka duhet të ndodhë.” – tha ai.