Numri dy i PL-së Blushi i shkon në zyrë homologut Noka


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi i ka shkuar në zyrë homologut të tij në selinë blu Flamur Noka.

Në qendër të takimit mes dy numrave dy është protesta e 8 shkurtit në Tiranë si dhe koalicioni mes dy partive kryesore të opozitës, lidhur me zgjedhjet e 11 majit, raporton gazetari Osman Stafa për News24.

Ndërkohë që kreu i PL-së është në burg në pritje të përfundimit të hetimeve të SPAK-ut, Blushi dhe deputetët Vasili e Xhixho kanë përfaqësuar partinë në protestat e tjera të opozitës.