Sulm me armë në një shkollë në Suedi: Pesë persona të plagosur


Policia suedeze po i përgjigjet një sulmi të armatosur në një shkollë në qytetin Örebro, rreth 200 kilometra në perëndim të Stokholmit.

 Sipas raportimeve të para, të paktën pesë persona janë qëlluar gjatë incidentit, ndërsa autoritetet e konsiderojnë situatën ende aktive dhe të rrezikshme, përcjell The Guardian.

Ministri i Drejtësisë i Suedisë, Gunnar Strömmer, e përshkroi ngjarjen si një “situatë shumë serioze”, duke theksuar se qeveria është në kontakt të ngushtë me autoritetet për të koordinuar përgjigjen ndaj incidentit. 

Ndërkohë, spitalet lokale kanë shtuar kapacitetet e tyre emergjente për të trajtuar të plagosurit. “Policia u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë larg zonës së Vasthagës”, ku ndodhet shkolla, pasi situata nuk është ende nën kontroll.