Arratisja e 49-vjeçarit nga Burgu i Shënkollit, arrestohen 3 gardianë


Arratisja e 49-vjeçarit Daut Laze nga Burgu i Shënkollit në Lezhë ka çuar në arrestimin e tre punonjësve të këtij institucioni. Sipas burimeve, pas analizimit të situatës dhe veprimeve hetimore, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar tre punonjës të IEVP Shënkoll, të cilëve u është ngritur akuza për shpërdorim detyre.

Hetimet kanë zbuluar se në momentin e arratisjes, këta punonjës ishin në shërbim dhe nuk kanë përmbushur detyrat e tyre sipas ligjit.