Balliu kritika për Belinda Ballukun: Përgjegjëse për tenderat më të korruptuar të historisë së Shqipërisë


Koordinatori rajonal për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka akuzuar ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, për përfshirje në aferat korruptive gjatë qeverisjes.

Balliu theksoi se Balluku është përgjegjëse për tenderat më të dyshimtë në historinë e Shqipërisë, duke shtuar se ajo ka lejuar që kilometri i rrugëve të Shqipërisë të kushtojë nga 30 deri në 35 milionë euro, çmimi më i lartë në Europë, ndërkohë që vendi është ndër më të varfrit në kontinent.

Po ashtu, Balliu kritikoi Ballukun për përfshirjen e saj në projekte të diskutueshme, si “tigrin 1” dhe “tigrin 3”, të cilat, sipas tij, kostojnë shqiptarët 80 mijë euro në ditë, pa ofruar asnjë shërbim konkret.

“Belinda Balluku është një nga pushtetaret më të fuqishme që ka Rilindja. Ajo është ministre e Energjisë, Infrastrukturës dhe zv kryeministre.

Është përgjegjëse për tenderat më të korruptuar që ka njohur historia e Shqipërisë.

Ajo është përgjegjëse se pse sot 1 km rrugë në Shqipëri kushton 30 deri në 35 milionë euro, kilometri i rrugës më i shtrenjtë në Europë, edhe pse shqiptarët janë populli më i varfër në Europë.

Balluku është përgjegjëse për tigrin 1 dhe tigrin 3, për të cilat shqiptarët paguajnë plot 80 miijë euro në ditë, pavarësisht se ata nuk punojnë.

Për akuzat ndaj Ballukut ka mbajtur përgjegjësi vetëm Ergys Berberi ose punonjës periferik. Super ministren Balluku nuk e gjen asgjë, për shkak se drejtësia nuk ndërmerr masa ndaj saj”, tha Balliu.