Kreu i PD-së Berisha tha se do i drejtohet administratës Trump për të hequr non-gratan ndaj tij.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në selinë blu ai theksoi se tashmë është kuptuar universalisht se non-grata është një veprim i George Soros dhe ish-Sekretarit të Shtetit Blinken, pa asnjë dokument në dosje.
“Kam pritur të plotësohet administrata dhe më pas do t’i drejtohem. Është kuptuar universalisht që ishte një akt i George Soros dhe Sekretari i Shtetit e bëri atë pa asnjë ligj në shtetin e vet dhe pa asnjë dokument në dosje, por me lobimin korruptiv të Soros.” – tha Berisha.