Edvin Prifti: USAID financoi 200 milionë dollarë në projektet e Covid-19


Mjeku Edvin Prifti ka publikuar një email të presidentit të EçoHealth Alliance Peter Daszak, duke shkruar se USAID ka investuar 200 milionë dollarë në proojektet e Covid-19.

Prifti shkruan se administrate Trump e ka seriozisht nxjerrjen e së vërtetës mbi pandeminë Covid-19 ndërsa thekson se email i Daszak është bërë publik në Senatin amerikan gjatë një seance dëgjimore.

Kardiokirurgu shton se financimi i USAID për projektet e lidhura me Covid-19 ishin vijim i financimeve nga NIH (National Institute of Health) i drejtuar nga Anthony Fauci.

“USAID dhe coronagate! Mesa duket administrata Trump e paska seriozisht per nxjerrjen e se vertetes mbi Covid19 duke e konsideruar si nje krim kunder njerezimit. Me poshte gjeni emailin e Peter Daszak, presidenti i EchoHealth Alliance, agjensia qe beri projektin Deffuse ne 2017 (per te cilin kam shkruar disa here) per te prodhuar Covid19, e bere publike ne senatin amerikan. Po i njejti individ shkruan nje email ne lidhje me nje projekt te USAID prej 200 milion dollare te investuara pikerisht ne projektet e Covid19. Ai i shkruan bashkepunetoreve te tij qe te gjitha sekuencat gjenetike te Covid19 te mos behen publike nga Genetic Bank (pra versionet e perpunuara gjenetikisht te koronavirusit) pasi do te ishte jo e mirepritur nga ana e USAID. Financimi i USAID ishte vazhdim i financimeve te NIH drejtuar nga Antonio Fauci. Me pak fjale presidenti Trump po i hap petet e lakrorit te helmatisur dhe po tregon nje te vertete te hidhur shume!” – shkruan Prifti.

A shton më tej se është e habitshme sesi USAID mund të financojë projekte si ai Covid-19 dhe në Shqipëri të promovojë sistemin e drejtësisë.

“Nje pyetje kam. Si eshte e mundur qe nje institucion te beje gjera te tilla, te finacoje projekte dhe politika te tilla, dhe nderkohe te promovoje drejtesi sikurse beri ne Shqiperi! Besoj qe te dyja bashke nuk mund te qendrojne. Njera nuk mund te jete e vertete. kete mund ta gjeni vet Ju. Presidenti Trump po jua ben te mundur te shkoni drejt se vertetes lakuriqe! Shekulli XXI qe ne dekadat e para te tij filloi me skandalin me te madh, CORONAGATE.” – mbyll shënimin në Facebook, Prifti.